Policia e Lezhës ka ndërmarrë disa veprime gjatë 24 orëve të fundit, duke arrestuar një drejtues automjeti dhe duke proceduar disa shtetas për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të autostradës “Milot–Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 54 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin M. P., 62 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka kanosur një 64-vjeçar për motive pronësie.Po ashtu, procedim penal nisi edhe për shtetasit A. M., 19 vjeç, O. K., 19 vjeç, A. V., 18 vjeç dhe N. P., 20 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin A. P., 55 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se ka kanosur një 75-vjeçar, gjithashtu për motive të dobëta.Ndwrkohe Materialet procedurale per te gjiyna rastet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPANAIRI “WORK AND STUDY” NË SHKODËR
Artikulli tjetërLEZHË NIS PËRGATITJET PËR SEZONIN TURISTIK