Shqiperia ka rikuperuar 9 pozicione në renditjen e re të publikuar nga FIFA për muajin Nëntor.

Djemtë e Christian Panucci-t janë ngjitur në vendin e 62-të dhe kanë grumbulluar një total prej 533 pikësh. Një lajm i mirë ky për kombëtaren tonë pas fitores 3 – 2 të arritur kundër Turqisë. Në këtë mënyrë, kombëtarja ka kaluar edhe Rusinë që do të presë Kupën e Botës 2018.