Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka qënë e pranishme ne zonat e prekura nga përmbytja. Ajo ka akuzuar KESH për pavertetësi lajmi sepse sipas saj përmbytjet vijnë si pasojë e shkarkimit të hec-eve të Vaut të Dejës i cili është hec-i i fundit në kaskadën e Drinit.

Ademi i kerkoi gjithashtu KESH të japë informacione të sakta përsa i përket shkarkimeve dhe të mbajë përgjegjësitë për përmbytjet në njësinë Administrative Anë e Malit, dhe të përgjigjet për dëmshpërblimet.

Ne nje sinkron me kryetaren e Bashkise Shkoder , ka qene dhe kryeplaku i fshatit Obot, i cili tha me bindje se keto permbytje nuk vijne nga reshjet por nga hidrocentralet ndaj kerkoi qofte dhe ballafaqim me drejtuesit e KESH.

Një nga problemet që ne kemi është situate e tokave që është përmbytur, por edhe tokat e mbjella. Kjo është një ndër ngjarjet më të rënda në fakt sepse bëhet fjalë për punë, punë që shkon dëm.

Zona e Anës Malit jeton me produktet bujqësore, produkte që sidomos në këtë stinë janë shumë të rëndësishme për periudhën e gjithë verës dhe për blegtorinë nga ana tjetër. Situata sot është edhe më e rënduar- tha Voltana Ademi.