Forcat Speciale RENEA kanë zbarkuar në disa qytete ku po ushtrojnë kontrolle të befasishme për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Burimet bëjnë me dije se aksioni i RENEA-s është shtrirë në Durrës, Lezhë, Shkodër, por edhe në qytete të tjera.

Po ashtu mësohet se operacioni po bëhet për kapjen e personave që qarkullojnë të armatosur, të përfshirë apo të dyshuar si autorë të krimeve kundër personit apo dhe pronës. Bezat bën me dije se dhjetra persona janë shoqëruar për verifikim në Durrës, Lezhë, e Shkodër.

Aktualisht vijojnë kontrollet në terren.

Artikulli paraprakPREJ MUAJSH TË ZHDUKUR, GJENDEN 2 FËMIJËT SHQIPTARË NË PORTUGALI, ARRESTOHET I ATI QË I RRËMBEU
Artikulli tjetërRRITJA E INFEKTIMEVE ME COVID-19 NË SHQIPËRI, VOA: 800 RASTE TË REJA ME VIRUSIN, NIVELI MË I LARTË QË PREJ 8 MARSIT