Masat e shpallura së fundmi nga qeveria për të luftuar informalitetin duket kanë ndikuar besimin e konsumatorit, i cili do të jetë skeptik të shpenzojë gjate kesaj periudhe.Komisioni Europian vlerësoi se konsumi i familjeve ka rënë me 2.3% dhe duket kete e vertetojne edhe mjaft prej bleresve shkodran ne disa nga tregjet e qytetit.Ata nenvizojne po blejne me pak se 2 vitet e kaluara.

Por megjithate ka edhe nga ata qytetare te cilet mendojne ndryshe. Ne kete menyre Komisioni Europian nënvizon se konsumi do të vijojë të mbetet i ulët përsa kohë vijon aksioni i informalitetit.Mes qytetarëve ka patur një ndjenjë pasigurie për të shpenzuar, ndikuar edhe nga zhvillimet e fundit në ekonominë greke. Volumi i eksporteve të përgjithshme nuk ndryshoi nga viti i shkuar, teksa importet ranë me më shumë se 9%. Një gjë e tillë shpjegohet me reduktimin e nevojës për importimin e energjisë elektrike.

Artikulli paraprakPS PO FUNDOSET NË QYTET, 50 ORGANIZATA DO TË SHKRIHEN
Artikulli tjetërINAUGUROHET RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLËS “XHELADIN FISHTA”