Mateo Renzi ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, në përpjekje për të siguruar një rikonfirmim si lider i kësaj force politike, përmes një proçesi zgjedhor që do të mbahet së shpejti.

Ish-kryeministri e bëri zyrtar vendimin ditën e dielë, teksa ekspertët e kanë cilësuar këtë veprim si shansin e fundit për Renzin që të mbijetojë në skenën politike italiane. Dorëheqja e Renzit vjen në një kohë kur ky i fundit ka patur kritika të shumta nga antarët e partisë për devijime të thella nga pikëpamjet e majta që ka Partia Demokratike italiane.

Artikulli paraprakTËRMET NË ITALINË QËNDRORE, FRIKË E PANIK TEK BANORËT
Artikulli tjetërVIJON “NGUJIMI” I OPOZITËS, KËRKOHET QEVERI TEKNIKE