Lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike është një sfidë e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Në të gjithë qarkun ndodhen në total 71 reparte ushtarake që nuk përdoren, të cilët mund të jenë vatër e kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas Ali Malit, nënkolonel i Forcave të Armatosura, kontrollet në këto prona të trashëguara janë të përjavshme dhe fatmirësisht nuk është hasur asnjë rast kultivimi dhe përdorje të tyre për raste të paligjshme.

Këto objekte ushtarake nuk do të jenë më pronë e Forcve të Armatosura, ndërsa Mali ka kërkuar nga pushteti lokal që të interesohen për marrjen e tyre për t’i kthyer në qendra shërbimesh për popullatën, shkolla, qendra shëndetësore e më gjerë, ndërsa pjesa e mbetur do të privatizohen.

Repartet ushtarale të trashëguara, pavarësisht se kanë humbur prej kohësh funksionin e tyre, janë kthyer në pjesën më të madhe të tyre në rrënoja.

Rikthimi i tyre në identitet është padyshim një mënyrë e mirë për përdorimin sa më efektiv në shërbim të komunitetit.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBLEDHJA E TË DHËNAVE PERSONALE, PD KALLZON RAMËN, NIKOLLËN DHE MANASTIRLIUN
Artikulli tjetërNË RRUGËN E AMORTIZUAR TË DRISHTIT