Reparti i Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës vijon të mbetet një prej reparteve më të suksesshme të këtij institucioni shëndetësor. Falë kualifikimit të lartë të bluzave të bardha, në këto salla ofrohen shërbime që nga kirurgjia e përgjithshme, ajo urologjike dhe ortopedike, e deri tek mikrospecialitetet mjaft specifike, siç janë ORL-ja dhe okulistika. Përgjatë një viti, në këtë repart janë realizuar mbi 4,000 ndërhyrje kirurgjikale.

Për Spitalin e Shkodrës, ky repart mbetet një histori suksesi që synon të çojë përpara standardet e mjekësisë shkodrane e asaj shqiptare.

https://youtu.be/tvod8vqJIPo

Artikulli paraprak25 VJETORI I MESHTARISË
Artikulli tjetërVLLAZNIA PARAQITJE QESHARAKE NË MIQËSORET NË SLLOVENI