Reperit të njohur shqiptaro gjerman, Azet i sekuestrohen 18 mijë euro të padeklaruara në kufi.

“Gjujna me pare, na gjujna me pare. Veç një fjalë e ta blej krejt mahallën”, ky është një prej refreneve me të famshme të reperit.

Por, pasuria e tij që pretendon se vlen për blerjen e një komplet një lagjeje është dëmtuar dje nga Doganat e Kosovës. Atij i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej afro 5 mijë euro apo më saktësisht 4 mijë e 562 euro.

Gazeta Insajderi raporton se Azetit i janë ndaluar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë të hënën e 22 gushtit.

Personat që ndodheshin në veturë kanë deklaruar se nuk kanë asgjë, por pas kontrolleve të realizuar janë gjetur paratë e padeklaruara, plotë 18 mijë e 250 euro.

“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Makina me të cilën po lëviznin paratë ishte me targa të Kosovës.
“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Artikulli paraprak“ALO PERUXHIA”/ KOKAINA SI POROSI PICE, ANTIMAFIA ZBULON “CALL CENTER” DROGE SHQIPËRI-ITALI ME FITIME 10 MIJË EURO NË MUAJ
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 24 GUSHT 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT