Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh gjatë diskutimit për projektbuxhetin vendor në 2020, se në këtë komision ishte e ftuar edhe Voltana Ademi, në cilësinë e Kryetares së Shoqatës së Bashkive, por që nuk ka pranuar ftesën.Manja tha se gjatë komunikimit që ka pasur me Ademin, ajo nuk ka konfirmuar prezencën në Komisionin e Ligjeve për shkak të angazhimeve.

Por, për këtë deklaratë të Manjës, ka ardhur edhe reagimi i kryetares në detyrë në Bashkinë e Shkodrës, njëherazi edhe Kryetare e Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi.Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, Ademi shprehet se nuk ka qenë e ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve!Madje, ajo thotë se nuk ka pasur asnjë komunikim me Manjën, dhe deklaratat e tij i cilëson sëi demagogji për të dizinformuar mediat.

“E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e rradhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun.

Nuk kanë asnjë lidhje me të vertetën.Por, personalisht nuk çuditem aspak, sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediave.”-ka reaguar Ademi.

Artikulli paraprakHISTORIA, FËMIJA QË MBIJETON DUKE LYPUR
Artikulli tjetërSHKODRA ZBUKUROHET PËR FESTAT E NËNTORIT