Ndërkohë që në fshatin Thumanë vijojnë operacionet e shpëtimit për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja, në një fushë sportive shumë pranë pallateve të shembura, ushtria ka ngritur rreth 20 çadra për të strehuar familjet, shtëpitë e të cilave janë shëmbur nga tërmeti I fuqishëm I së martës.

Prindër, fëmijë të vegjël e të moshuar të sëmurë prej ditës së martë jetojnë tashmë në qiell të hapur. Errësira ka bërë edhe më të vështirë vijimin e operacioneve të shpëtimit, gjë që është shoqëruar edhe me shumë ndjenja ankthi nga banorët. Star Plus ishte pranë këtyre banorëve të cilët tregojnë momentet e vështira kur rrënojat bllokuan daljen e tyre nga pallati.

Gjatë pasdites të së martës kryeministri Edi Rama ishte në Thumanë, pranë familjeve të vendosura në çadra ku premtoi shpëtimin e familjarëve të tyre nën rrënoja.
Bilanci I viktimave nga tërmeti në Thumanë thellohet vazhdimisht, ndërkohë që vazhdon puna për shpëtimin e personave që gjenden nën rrënojat e 3 pallateve në këtë zonë.

Artikulli paraprakFLET PER STAR PLUS , HEROI QË SHPËTOI 4 PERSONA NË THUMANË
Artikulli tjetërSHKODËR, KISHA SOLIDARIZOHET ME FAMILJET E DËMTUARA