Skuadra kuqeblu, me emër e traditë të madhe në futbollin shqiptar, nuk po shkëputet dot nga “ujërat e ftohta” të renditjes. Nuk i ka bërë “derman” as të luajturit në shtëpi, për herë të parë në këtë kampionat, pikërisht në “Reshit Rusi”, sepse aty është mundur 1-0 nga durrsakët.

“Djemtë e detit”, të drejtuar nga Gugash Magani, kanë treguar sërish veten, se janë një grup të rinjsh solidë, i kolauduar mirë dhe që vrapon pa fund. Pavarësisht epërsisë territoriale të shkodranëve, Teuta është treguar më e ekuilibruar mes reparteve, e pakalueshme në mbrojtje dhe ka shfrytëzuar penalltinë e akorduar për ta nga kryesori Sadiku, në minutën e 57-të. Nga pika e bardhë nuk ka gabuar Hodo, i cili ka rezultuar edhe njeriu i ndeshjes, për shkak se u ka dhënë 3 pikë të çmuara të tijve. Pas perfundimit te ndeshjes trajneri I skuadres Grima eshte shprehur se kuqeblute meritonin me shume ne kete ndeshje, nderkohe qe Magani shprehet I kenaqur me 3 piket. Skuadra e vllaznise, nuk arrin te justifikohet as perpara tifozerise se saj, te cilet i janë pergjigjur skuadres per ti mbeshtetur, por humbja zhyt akoma me thelle ne krize kuqeblute te cilet duket se kete sezon do ta kene te vështire te dalin nga vendet e fundit .