
Në 24-orët e fundit qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore .
Në aksin rrugor Bogë-Theth që prej mbrëmjes së një dite më parë kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet mesatar ndërsa po punohet me mjetet borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugëve .
Edhe në aksin rrugor nga Hani i Hotit në Doganën e Vermoshit kanë vijuar reshjet e deborës ndërsa borëpastrueset e kontrtaktuara ndodhen në terren për mirëmbajtjen e rrugëve.
Drejtuesit e automjetetve që dëshirojnë të udhëtojnë drejtë këtyre akseve rrugore këshillohen që të jenë të paisur me goma dimërore për të shmangur cdo lloj problematike.
Në pjesën tjetër të qarkut ka pasur reshje shiu por pa shkaktuar problematika me vërshime lumenjsh apo rënje inertesh .
Në ditët në vijim pritet sërish të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat malore parashikohen reshje bore.






