Gjatë natës, pjesa veriore e vendit ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dëborës.

Reshjet e borës kanë përfshirë territorin e bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz. Reshjet vijojnë me intensitet mesatar. Aktualisht nuk raportohet për probleme. Përgjatë segmentit rrugor Bardhet – Kryzi – Iballë duhet kujdes pasi poshtë borës ka shtresa akulli që e bëjnë të rrezikshëm qarkullimin.

Policia e Qarkullimit Rrugor u bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes teksa qarkullojnë përgjatë akseve rrugore që përshkojnë veriun e vendit, teksa nuk do të zbatohet Kodi Rrugor ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët nuk janë të pajisur me të gjithë kushtet teknike si gomat dimërore dhe zinxhirët.

Artikulli paraprakRAMA: DREJTËSIA I NGJAN NJË BRESHKE QË LUTET PËR HARRESË, 4 PROTESTUES ENDE NUK PREHEN DOT NË PAQE
Artikulli tjetërEDHE VJOSA OSMANI MERR FTESËN E TRUMP PËR “BORDIN E PAQES”