Gjatë natës dhe ne vijim të ditës së sotme në të gjithë territorin e Qarkut ka pasur reshje dëbore në zonat malore

, ku si pasojë është bllokuar segmente rrugore Qafë-Thore, rreth 50cm dëbore, Selcë – Vermosh, rreth 50 cm dëbore, Shosh – Shale mbi 30cm dëborë, Qafa Shllak-Qafë Mali, mbi 40cm dëbore ndersa në zonat fushore ka patur reshje shiu të rëna në mënyre periodike të cilat vazhdojnë. Nga koorporata e Enegjisë Elektrike raportohet kjo situatë në orën 07.00. V.DEJES:

Kuota 7506, prurje 235 MË |3 Ag ne pune | Shkarkim nga porta 350 m3/s Nga Salla e Komandimit e Policisë Vendore Shkodër raportohet për probleme si më poshtë:
Bashkia Shkoder ; Aksi rrugor Shkoder –Thethë, i bllokuar pasi ne Qafë Thore, ka mbi 40 cm debore, ka rrëshqitje gurësh dhe dherash dhe dalje të përrenjve në rrugë.

Aksi rrugor Shkoder – Breg Lumi , në vendin e quajtur Mali Shoshit ka 30 cm debore, i kalueshëm me veshtirësi me zinxhir vetëm për mjetet e larta. Rruga Thethë – Breg Lumi, e bllokuar sepse ka rrëshqitje gurë e dherash dhe dalje të përrejve në rrugë. Nuk ka energji elektrike në fshatrat e Njesive Shosh , Shale, Theth dhe Pult, sepse ka keputje të linjave nga era.

Në NJA Velipoje dy Hidrovoret e Vilunit dhe i Çasit jane ne gjendje pune, nuk ka probleme me permbytjet. Bashkia Koplik (Malsia Madhe) Aksi rrugor Gropa e Selces-Vermosh i kalushem me zinxhirë ka rreth 20cm borë. Aksi rrugor Tamar –Vukel i kalushem. Aksi Bog-Theth i pa kalushem në vendin e quajtur Qafë Thores. Nuk ka probleme me energjine elektrike.

Bashkia Vau Dejes ; Rruga Muri Turkut – Cukal, e bllokuar, ka mbi 30 cm debore. Akset tjera janë të kalueshme pa probleme. Nuk ka energji elektrike në fshatin Shllak. Bashkia Pukë – Fushë Arrës ; Akset rrugore Puke- Fushe-Arrez, nuk ka problem Qafe-Mali – Qafa Shllak ka 10-15 cm bore e kalueshme me zinxhirë, po punohet me bore pastruese, Segmenti Dardhe-Miliska e deri ne Fierze tek qendra e NJA, akset rrugore deri tani nuk kane asnje problem.

Në të dy Bashkite Puke dhe Fush Arrez nuk mungon uji i pijshem dhe energjia elektrike. Nga Drejtoria e Bujqesisë, raportohet rreth 20 Ha tokë bujqësore inproduktive izoluar nga uji Raportimi i DRSH, Problematikat në linjat TM 20 kV, 10 kV, 6 kV. Në tabelën e mëposhtme po paraqesim fidrat TM të stakuar me avari si dhe numrin e abonentëve të mbetur pa energji . Drejtoritë Rajonale Fiderat e stakuar Urban pa energji Rural pa energji Totali I Abonentë pa energji Shkodër 4 9 17 26 Total 4 9 17 26 Nr total i konsumatorëve të mbetur pa energji eshte 26,kryesisht ne zonat rurale.

Rajoni i Shkodrës ka 4 fidera jashte pune , zonat pa energji: Koman (pjeserisht) si dhe F-8 SH-2(3 abonente) ndersa ne F-17 ,SH-2 eshte me defekt vetem nje kabine me 5 abonente si dhe nje abonent privat ne F-Shengjin Kabllor. Aktualisht punonjesit e DRSH ndodhen ne terren ne gadishmeri te plote per eleminimin e difekteve ne kohe sa me te shpejte.

Ndërkohë Institucioni i Prefektit i ka kërkuar Bashkive angazhimin e tyre për të ndërhyrë në segmentet e bllokuara nga dëbora, njëkohesisht deri ditën e Martë të bëjnë vlersimet e duhura të dëmeve në territoret e përgjegjsive si dhe të dërgojnë këkresat zyrtarë për ndërhyrje.