Pjesa e parë e ditës mbetet me reshje të pakta në zonat veriore dhe Qëndrore por rrebeshe shiu do ketë në Jug. Por pjesa e dytë e ditës sjellë largim të vranësirave dhe reshjeve nga territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese, sipas meteoalb.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 0°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2- 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Europa Veriore dhe Lindore paraqiten me mot të vranët dhe rreshje të dendura dëbore. Po ashtu në ndikimin e motit të paqëndrueshëm më rrebeshe shiu dhe stuhi afat shkurtra ere mbeten Europa Qënrore dhe brigjet e Egjeut. Ndërsa kthjellimet dominojnë Rajonin e Mesdheut.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA KOSOVË-IZRAEL, KRYEMADHI: ZHVILLIM POZITIV, UROJMË TË VAZHDOJË PROCESI I NJOHJEVE ME RITËM TË LARTË
Artikulli tjetërRAPORTI I ILO: DEMBELIZMI“ I LARTË I TË RINJVE NË SHQIPËRI KËRKON ADRESIM URGJENT