Reshjet e shiut dhe dëborës kanë sjellë problematika të ndryshme në territorin e Qarkut Shkodër.
Sipas bashkive raportohet se
* Në territorin e bashkisë Shkodër nuk evidentohen problematika përveç rrugës së Prekalit dhe Kirit, ku grupet e punës janë në terren duke punuar për zgjidhjen.
•Aksi Bogë–Theth është i kalueshëm. Mjetet duhet të jenë të pajisur me goma dimërore, nëse udhëtojnë drejt destinacioneve malore.
Bashkia Malësi e Madhe
•Në territorin e kësaj bashkie vijojne reshjet e shiut me të shoqëruara me erë.
•Ka probleme me furnizimin me energji elektrike në fidrat Zagorë, Vrakë dhe Kelmend.
Ekipet janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
Bashkia Fushë-Arrëz
•Vijojnë reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë, por pa problematika të evidentuara.
Bashkia Vau Dejës
* Vijijnë reshjet shiut me intensitet të ulët.
Situata paraqitet pa probleme në të gjitha njësitë administrative.
Bashkia Pukë
•Vijojnë reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë, por pa problematika të evidentuara.
Akset rrugore
•Aksi Koplik–Bogë dhe Dedaj–Razëm: Gjatë natës dhe në orët e mëngjesit ka pasur reshje shiu. Qarkullimi kryhet normalisht, pa problematika. Mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore.
•Aksi Bogë–Theth, Kryesisht në zonën e Qafë Thores gjatë natës janë regjistruar reshje të lehta dëbore. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.
Borëpastrueset dhe punonjësit janë në terren.
•Aksi Tamarë–Vermosh, rruga është e kalueshme pa probleme. Ka prezencë gurësh në disa segmente, ndërsa borëpastrueset dhe punonjësit janë në terren dhe po vijojnë pastrimin.

Artikulli paraprakPROTESTA PARA KRYEMINISTRISË, QYTETARËT NË SHESH: BOLL VODHËT SHQIPTARËT
Artikulli tjetërNIS HAPJA E RRUGËS NË SEGMENTIT KIR-SHOSH