
Për ditën e enjte, vendi ynë do të përballet me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Reshje shiu të herëpashershme priten në shumicën e zonave, me intensitet të ulët. Në zonën e jugut, reshjet do të jenë më intensive në periudha të shkurtra, në formën e shtrëngatave.
Në zonat malore, në Alpet e veriut mbi 900–1000 metër dhe në juglindje mbi 1000–1100 metër, priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe vendi-vendi mesatar, kryesisht në juglindje.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Gjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era mund të arrijë deri në 15 m/s.
Në det, valëzimi do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.






