Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve të vogla të përdorin zinxhirë në rrugën e Dradhës, qarku Korçë.

Sipas ARRSH-së, në qarkun Korçë gjatë natës ka patur reshje shiu dhe bore.

“Po punohet në aksin Qafa e Qarrit-Korçë-Ersekë, në rrugën e Dardhës dhe atë të Voskopojës për pastrimin e rrugës. Nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve në të gjitha akset kombëtare”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se puna do të vazhdojë pa ndërprerje gjatë ditës nga kontraktorët e mirëmbajtjes, nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim.

“Drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakÇUÇI: PO PËRGATISIM DOSJEN E TËRMETIT PËR KONFERENCËN E DONATORËVE
Artikulli tjetër“POPULL ME BESIM DHE KURAJO”, REPORTAZHI I GAZETARIT POLAK PAS TËRMETIT: SHQIPËRIA, THESAR QË DUHET ZBULUAR