Mëngjesi i sotëm do të nisë me reshje të pakta shiu në të gjithë territorin tonë.

Por pasditja do të sjellë shtim të reshjeve ku në skaje veri-jug do të jenë mesatare dhe herë pas here intensive. Vetëm pas mesnatës pritet dobësim i intesitetit të reshjeve në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulën në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -2°C deri në 12°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 80 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 7 ballë.