Autoriteti i Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim zyrtar mbi gjendjen e akseve rrugore, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, reshjet kanë sjellë problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.

Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.

Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.

Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.

Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.

Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Artikulli paraprakSTAR TREND – STUDENTET
Artikulli tjetërSKANDALI I ‘TIRES’, NGA SOT NË SPITALIN INFEKTIV NUK LEJOHET QË TË FUTEN USHQIME TE PACIENTËT NGA TË AFËRMIT