
Thatsira e tejzgjatur por edhe temperaturat e larta duket se janë lënë pas tashmë, pasi që nga mbremja e kaluar Shkodra është përfshirë nga reshje te here pas hershme me itensitet të lartë, gjithashtu dhe renie temperaturash.
Paraditen e sotme nje rrebesh shiu përfshiu qyetetin duke i zënë edhe të pa përgaditur shumë qytetarë dhe turistë që vizitojne Shkodren kete fund gushti
Reshjet e shiut kanë ndikuar edhe ne renien me disa gradë të tempraturave ku nga 35 gradë që ishte vlera maksimale nje dite me pare sot termometri shenon 25 gradë duke zbritur keshtu ne 10 grade celsius.
Sipas metereologeve pritet që në ditet ne vijim te kemi një përmirësim të motit ku do të rikthehen ditët me diell dhe tempraturat do të shkojën deri në 32 gradë.






