Reshjet e dendura të shiut gjatë gjithë natës kanë shkaktuar, problematika në disa zona të vendit.Që prej mbrëmjes së të dielës, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë nisur që të krijojnë problemet e para.

Në disa zona të qytetit ka pasur prezencë të ujit, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve. Gjithashtu ka pasur një shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat.

Moti i me reshje shiu ka sjellë probleme dhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ku sipas raportimeve janë në errësirë që prej mbrëmjes së kaluar.

Moti i keq ka sjellë përmbytje në disa rrugë në qytetin e Durrësit.Ka prani të madhe të ujit në rrugët pranë stadiumit, dhe tek rruga që të çon në zonën e Currilave në Durrës.

Përmbytja e rrugëve ka shkaktuar probleme me qarkullimin e makinave si dhe të qytetarëve.

Artikulli paraprakNGA CERTIFIKATAT E VAKSINIMIT DHE KATEGORITË QË PËRJASHTOHEN, HYJNË SOT NË FUQI MASAT E REJA KUNDËR COVID
Artikulli tjetërRESHJE SHIU DHE DËBORË SI DHE TEMPERATURA NË ULJE, SI PARASHIKOHET MOTI