TAHIRI: KJO SITUATË, RRJEDHOJË E POLITIKËS SË DJESHME.Shtabet e Emergjencave Civile janë mbledhur në qarkun e Lezhës, ndërsa atje ndodhen edhe forcat e ushtrisë, policisë dhe emergjencat civile. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri takoi zyrtaret e qarkut për të diskutuar marrjen e masave dhe daljen sa më parë nga kjo situatë që ka përfshirë shumë qytete të vendit, por sidomos qarkun e Lezhës, që është edhe më i godituri nga kjo fatkeqësi natyrore. 

Në Lezhë, problematike mbetet gjendja në “Rrugën Shtraus”, pasi dyqanet e kateve të para janë përmbytur nga uji.Në Laç ka dëme në zyrat e Kontrollit të Mjeteve, duke dëmtuar materiale dhe pajisjet elektronike. Dëmtime janë regjistruar edhe në disa shkolla të zonës, ndërkohë që ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhet atje për inspektim.Nënstacioni elektrik i Lezhës nuk është në funksion, duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë për banorët.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/SPoAJgKgz0o?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPËRMBYTJET, NUK PLOTËSOHEN KËRKESAT PËR KOMUNAT
Artikulli tjetërMBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE