Reshjet e borës me intensitet të lartë kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Ky aks vijon të mbetet i pakalueshëm, ndonëse borëpastrueset janë në terren dhe po punohet për hapjen. Në Shkallën e Tujanit ka reshje me intensitet më të lartë dhe makinat kanë mbetur të bllokuara.

Në Dibër ka rreth 24 fidera që kanë pasur avari, por ende nuk kanë dalë skuadra në terren për shkak të reshjeve me intensitet të lartë. Ministrja e Infrastrukturës teksa inspektoi aksin e bllokuar tha se do të punohet gjatë gjithë natës për rikthimin e energjisë.

Ndërkohë, rruga e vjetër për ta kaluar në zonën e Peshkopisë është e hapur. Në të gjithë vendin në terren po punojnë 110 borëpastruese dhe rreth 1100 punonjës.

Artikulli paraprakSITUATA E RËNDUAR DHE BLLOKIMI I DISA AKSEVE RRUGORE PËR SHKAK TË DËBORËS, REAGON MINISTRI BALLA
Artikulli tjetërBERISHA TAKOHET ME MBËSHTETËSIT E TIJ NË LEZHË, ISH-KRYEMINISTRI: EDI RAMA, ARMIKU MË I EGËR QË KEMI PASUR