Reshjet e dëborës kanë bllokuar këtë të enjte aksin Qafë Thore-Theth.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Autoriteti Rrugor Shqiptar bëjnë me dije se shkak i këtij bllokimi është shkaktuar nga rënia e ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth.

ARRSH u bën apel qytetarëve që të shmangin këtë aks, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
“Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.

Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprak“LEONARDO” SHKAKTON PËR MBYTJE NË SPANJË DHE PORTUGALI, NJË PERSON HUMB JETËN, NJË VAJZË E VOGËL REZULTON E ZHDUKUR
Artikulli tjetërRAMA NË VATIKAN, PRITET NGA PAPA LEONE XIV NË PALLATIN APOSTOLIK