
Veriu zgjohet nën dëborë, rrugët mbeten të kalueshme
Veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës në mëngjesin e 27 marsit, duke rikthyer përkohësisht kushtet dimërore.
Reshje me intensitet mesatar janë regjistruar në aksin Bogë–Qafë Thore, ndërsa borëpastrueset po punojnë për mbajtjen e rrugëve të hapura. Nuk raportohen probleme në qarkullim.
Dëborë ka rënë edhe në Malësinë e Kelmendit dhe në zonën turistike të Razmës, pa shkaktuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve.
Autoritetet bëjnë apel që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore gjatë lëvizjes në këto akse.






