Nisur nga reshjet intensive të borës, Bashkia Pukë bën me dije se ka marrë të gjithë masat për mbajtjen nën kontroll të situatës. Edhe në këtë orë të vonë të mbrëmjes dy mjete borpëastruese po punojnë për mbajtjen hapur të rrugëve të qytetit.

Deri në orën 22:00 veç rrugëve të qytetit, janë pastruar duke u bërë të kalueshme rruga Qafë e Qerretit-Qelëz, pasi ishte bllokuar. Në rrugen drejt fshatit Qerret, njësia administrative Luf-Qerret ka vështirësi qarkullimi. Akset rrugore që lidhin fshatrat Ukth, Qerret i Vogel dhe Qafa T’Mugu me qendren e njësise administrative Qelëz janë të pakalueshme si pasoj e reshjeve që i kanë kaluan 17 cm në këto zona. E pakalueshme raportohet dhe rruga rurale e fshatit Kabash që lidh zonën me segmentin nacional. Të gjithë akset nacionale që përshkojnë bashkinë e Pukës janë të kalueshme, ndërsa po monitorohen vazhdimisht nga patrullat e Policisë së Shtetit. Nga informacionet e mbledhura nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Shërbimi i Urgjencës nuk ka raportuar asnjë rast të emergjencave shëndetësore.

Shërbimi Zjarrfikës dhe ndërmarrja e Shërbimeve kanë kaluar në gjëndje gatishmërie. Bashkia Pukë njofton se po punon pa ndërprerje me forcat dhe mjetet që disponon që banorët mos të vihen në vështirësi.

Artikulli paraprak20 SHKURTI, REAGIMET E POLITIKËS NË SHKODËR
Artikulli tjetërTHETHI I IZOLUAR PREJ DY MUAJSH