Zonat malore të bashkisë Shkodër janë përfshirë nga reshje dëbore gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha sot se në aksin rrugor Bogë-Theth është punuar pa ndërprerje për të mbajtur të hapur këtë segment rrugor.
Beci u shpreh se drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe të pajisen me zinxhirë për të qarkulluar në këtë zonë.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë fundjavën e parë të janarit zonat verilindore dhe lindore të territorit. Instituti i Gjeoshkencës bëri të ditur se reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.