Reshjet e dëborës në qarkun, Shkodrës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Strukturat e Policisë së Shtetit, të Emergjencave Civile dhe pushtetit lokal këshillojnë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të vendosin zinxhirët në disa akse problematike.

Pas monitorimit të situatës dhe masave të marra, në qarqet e lartpërmendura nuk raportohet ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike apo probleme të emergjencave mjekësore. Në qarkun Shkodër, rrugët në Pukë, Shkodër dhe Malësi e Madhe janë të kalueshme, përveç aksit Bardhoc – Iballë, dhe Bogë – Theth, i bllokuar në vendin e quajtur Qafë Thore ku ka rreth 70 cm dëborë, si edhe në aksin Bardhet – Iballë. Në aksin Qafë Mali – Fierzë dhe Pukë – Fushë Arrëz, kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Nga ana tjeter, policia e shtetit i ben apel te gjithe drejtuesve te mjeteve qe te bejne kujdes ne qarkullimin ne keto segmente, nderkohe qe Ministria e Brendshme ben me dije se po punohet per hapjen e segmenteve te bllokuara, edhe pse si pasoje e reshjeve te debores eshte i beshtire zhbollimi i akseve per momentin per shkak te ererave por edhe densitetit te larte te reshjeve te debores

Artikulli paraprakDHUNË DHE ARMËMBAJTJE PA LEJE, POLICIA E ARRESTON
Artikulli tjetërVLLAZNIA PAS PUSHIMEVE I RIKTHEHET STËRVITJEVE