Situata e krijuar nga përmbytjet në qarkun e Lezhës është përkeqësuar sërish.Sipas të dhënënave zyrtare, gjatë natës kanë rënë 40 mm shi, ndërsa në territorin e Bashkisë Kurbin në harkun kohor të 90 minuta kanë rënë 60 mm shi, duke zgjeruar siperfaqen e përmbytur.Konkretisht ndodhen nën uje 500 hektarë tokë bujqësore në Fushen e Torovicës, 20 hektarë në ish-keneten Tresh Spiten dhe 50 hektarë në Fushen e Gjormit në Kurbin.

Ndërkohë probleme janë shfaqur në Njesinë Administrative Milot, ku autostrada segment i rruges se Kombit, bashkohet me zonen e Milotit, ujrat e te cilit kane vershuar ne afersi te dy banesave.Gjithashtu ka shtim të prurjeve në lumenj Drin, Gjader, Mat dhe Fan por nuk paraqesin rrezik për dalje nga shtrati.Nga moti i keq janë krijuar probleme edhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona, ndërsa grupet e punës të Njesisë së Operatorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKRISTIAN PREÇETAJ ZGJEDHET PËRFAQËSUES I STUDENTËVE
Artikulli tjetërAGJENCIA BUNA 1 ZHVILLON EDICIONIN E 11 TË “BEST 10 NORTH”