
Kështu e ka gjetur mëngjesin e sotëm nënshkodrën. Reshjet me itensitet të lartë nga mbremja e kaluar që kanë përfshirë rajonin e shkdorës ka shkaktuar probleme me përmbytjet në disa njësi administrative të bashkisë shkodër. Shqetësuese situata ështe në njësinë Bërdicë ku rritja e nivelit të ujit ka përmbytur disa banesa në bërdicë të madhe ndërsa uji ka dalur edhe tek harku I Bërdicës. Deputeti I PSD besnik barhimi thotë se po ndërhyet me fadroma për hapjen e disa kanaleve për largimin e ujit
Ndërsa edhe ne njesine Gur i Zi në disa fshatra ka toka te permbytara. Banorët thonë se vershimi i ujit rrezikon edhe banesat.
Bashkia Shkodër ka angazhuar në terren 3 mjete në zonën e Gurit të Zi dhe 2 mjete në Bërdicë, ndërsa ekipet e Bashkisë Shkodër po punojnë pa ndërprerje për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit shumë shpejt.






