Reshjet e dendura të shiut në Shkodër kanë bërë që akset rrugore në qytet të krijojnë probleme. Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime është në gatishmëri të plotë por ajo që nevojitet është kjo punë duhet që të vijojë pa ndërprerje gjatë gjithë natës duke qenë se reshjet e shiut pritet që të vijojnë të jenë të dendura.
Ajo që nevojitet është që të hapen të gjitha pusetat e qytetit në mënyrë që të eliminohen përmbytjet e akseve rrugore në një mënyrë sa më të shpejtë.