Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka trefishuar prodhimin e energjisë elektrike. Reshjet e dendura kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit dhe prurjet në kaskadën e Drinit. KESH ka reduktuar ndjeshëm importin dhe ka rritur prodhimin nga Komani dhe Vau i Dejës, duke shfrytëzuar prurjet në kaskadë. Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi i energjisë ka arritur në 15 milionë kilovat orë në ditë, ndërsa përpara reshjeve vlerësohej në 4.5 milionë kilovat orë. Përsa i përket situatës, prurjet janë rritur ndjeshëm dy ditët e fundit. Niveli i Fierzës ka arritur në 280.7 metër dhe prurjet janë 1200 metër kub në sekondë. Në Koman niveli i ujit është 175.2 metër dhe prurjet janë 425 metër kub në sekondë, ndërsa në Vaun e Dejës, niveli ka arritur në 75.6 metër dhe prurjet janë 597.9 m3/sec. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po monitoron situatën, duke prodhuar me kapacitet të plotë për të mos bërë shkarkime, çka do të rriste rrezikun e përmbytjeve. SITUATA NË FIERZË Niveli 280.73 metër Prurjet 1200 m3/sec SITUATA NË KOMAN Niveli 175.2 metër Prurjet 425 m3/sec SITUATA NË VAUN E DEJËS Niveli 75.69 metër Prurjet 597.9 m3/sec

Artikulli paraprak2016-ta NIS ME NJË MESAZH “VIT TË MBARË O SHKODËR”
Artikulli tjetërSITUATA E MOTIT TË KEQ, JA SITUATA NË QARKUN SHKODËR