Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshjet e para të dëborës për këtë sezon.
Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku thotë se ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë të përgatitura për situatën.

Më tej Balluku thekson se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
“Bora e parë ka ardhur herët këtë vit.

ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë plotësisht të përgatitura, pavarësisht se mirëmbajtja dimërore nis më 15 #nëntor sipas rregullores. Mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve kanë qenë në terren që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth.

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

Kjo borë e parë ardhtë e mbarë!“, shprehet Balluku.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR I URON SUKSESE DREJTORIT TË RI TË TEATRIT “MIGJENI”, GERTI PALALI
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, DISA PERSONA TË PROCEDUAR PENALISHT