Kjo e hënë do shënonte rikthimin në shkolla pas pushimeve të fundvitit. Në shkollën 9-vjeçare “Gjergj Vatë Martini” në Velipojë situata e krijuar mëngjesin e kësaj të hëne është krejt ndryshe.

Reshjet me intensitet të lartë të ditëve të fundit kanë bërë që oborri I kësaj shkolle të jetë nën pushtetin e ujit duke e bërë të pamundur hyrjen e nxënësve dhe mësuesve në ambjentet e brendshme të shkollës. Nxënësit kërkojnë që kjo situatë të zgjidhet sa më parë.

Kjo situatë do të përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu tregojnë nxnënësit, si pasojë mësimi mund të zhvilllohet online. Ata tregojnë se zhvillimi I procesit mësimor në shkollë është më I preferuar për ta.

E vetmja zgjidhje për tërheqjen e ujit ishte përmes pompave të Ndërmarrjes së ujësjellës Kanalizime. Një zgjidhje kjo që nuk do të jetë afatgjatë, pasi me përkeqësimin e kushteve të motit, oborri I shkollës “Gjergj Vatë Martini” do të jetë sërish nën ujë.

Shkak për gjendjen aktuale të kësaj shkolle është bërë edhe investimi jo I mirë menduar nga bashkia Shkodër, ku u evidentua niveli nën 0 I oborrit të shkollës, por nuk u mor asnjë masë për përmirësimin e gjendjes.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 540 MIJË PAKETA CIGARE NË HANIN E HOTIT, PO KONTRABANDOHESHIN ME NJË TRAJLER ME TARGA SERBE
Artikulli tjetërBARDHAJ, GËRRYERJA NGA LUMI RREZIKON BANORËT