Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë mbushur disa prej rrugëve të qytetit të Shkodrës të cilat janë të amortizuara.

Një prej pjesëve më problematike dhe që kërkon një ndërhyrje për rikonstruksion janë rrugicat në lagjen periferike “Mar Lula”. Shumë prej këtyre akseve janë me gropa të mëdha të mbushura me ujë që thuajse e bëjnë të pamundur qarkullimin. Vetë banorët e asaj zonë tregojnë se amortizimi i rrugës vijon prej shumë vitesh edhe pse shpesh herë është premtuar për rikonstruksion.Pas ditëve me diell dhe një kohe të mirë këto janë reshjet e para të shiut në qytetin e Shkodrës që edhe pse jo shumë të dendura kanë ndikuar menjëherë duke përkeqësuar qarkullimin në lagjen “Mark Lula” për qindra banorë të asaj zone. Nuk bëhet fjalë për një rrugicë të vetme por janë disa të tilla që ndodhen jashtë standarteve dhe kërkojnë një ndërhyrje në mënyrë që qytetarët të mos vuajnë më.