RESHJET INTENSIVE KANË SJELLË PROBLEME, SHTABI I EMERGJENCAVE NË GADISHMËRI. Ulqini dje dhe sot është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet intensive të shiut.Reshjet kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të krye të qytetit, përfshirë edhe pjesën qendrore, sikurse Rana, Gjeranat, Kodrat, Bratica, Shtoji etj.

Më të rrezikshme për lëvizjen e lirë kanë qenë pjesët e ulëta nën ura si dhe zona tjera nevralgjike, që vazhdimisht përmbyten nga reshjet e shiut.Rrebeshi i shiut nuk ka pushuar për disa orë, duke rritur nivelin e ujit edhe të lumit Buna. Por vërshime të njëjta janë shkaktuar edhe disa pjesë të vendit ku nuk kanë pushuar reshjet e shiut.Qendra dhe pjesë të tjera të qytetit të Ulqinit janë vërshuar nga uji, sikurse Rana, tek shkolla “Vëllazërim Bashkim”, rruga ku gjendet marketi Solaris, rruga që çon në Kodra, Gjerana rruga që çon në plazhin e madhe tek Garazha e Becit etj, i cili po bie pa ndërprerë prej më shumë se 24 orësh dhe gjendja paraqitet alarmante.Shërbimet e emergjencës ndodhen në terren, por vështirë se mund të ndihmojnë shumë, duke marrë parasysh intenzitetin dhe sasinë e rreshjeve.