
Reshjet e dendura të shiut, të rëna gjatë natës, krijuan probleme të shumta në qytetin e Lezhës.Kanalizimet nënëtokësore nuk e përballuan nivelin e lartë të prurjeve, duke sjellë përmbytje në lagjen “Besëlidhja”.
Situata më problematike u paraqit në blloqet e banimit “11 janari” dhe “11.2 hektare”, ku niveli i ujit arritir në disa centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve.
Ndërkohë, për shkak të prezencës së ujit në ambientet e jashtme, është pezulluar procesi mësimor në shkollën 9-vjeçare “Kosova” dhe “Gjergj Fishta”, ndërsa prurjete shumta të Lumit Drin kanë përmbytur shtetiroren në lagjen “Skëndërbeg”.
Prej oreve të para të mëngjesit të së martës strukturat e Bashkisë Lezhë, kanë dalë në terren ku policia bashkiake ka bllokuar lëvizjen në disa rrugë ku niveli i ujit është i lartë, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshe.Përmes një njoftimi për zyrtar Bashkia bën me dije se për shkak të reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, situata pritet të rëndohet, ku ju kërkohet të gjithë banorëve që, në rast emergjence apo nëse konstatojnë prezencë uji në banesat e tyre, të kontaktojnë menjëherë strukturat vendore.






