Sipas IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit) kemi përsëri reshje shiu dhe si pasojë lumenjtë Drin, Buna dhe liqeni i Shkodrës do të kenë sërish prurje dhe rritje të nivelit të ujit. Harta e IGJEUM tregon që për ditët në vazhdim do të ketë rritje të prurjeve dhe si pasojë do të zgjerohet harta e përmbytjeve në zonën e Nën Shkodrës.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit me qëndrueshmëri të hartës së përmbytjes.

Diten e shtunde nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të fillojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.

Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve edhe përgjatë fundjavës duke zgjeruar hartën e përmbytjes në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës