Pas rreshjeve me intensitet të lartë të orëve të fundit, paraditen e sotme ka një përmirësim të situatës.

Megjithate Ministria e Brendshem ka bere publike situaten e reshjeve, edhe ne Qarkun e Shkodres, ku me problematike situata paraqitet sa i takon rreshqitjeve te dherave cka ka sjelle edhe rruga te bllokuara. Sipas Ministrise se Brendshme, aktualisht : Në aksin rrugor Fierzë – Fushë Arrëz në fshatin Mishka është shembur një pjesë e këtij segmenti rrugor. Aktualisht është ndërprerë qarkullimi nga Policia Rrugore. Aksi rrugor Pukë – Iballë është i kalueshëm me një kalim për shkak të rënies së inerteve. Aksi rrugor Qafë Thore – Bogë – Theth është i pakalueshëm. Gjithashtu aksi Qafë Mali – Fierzë vazhdon të jetë i pakalueshëm dhe po punohet për normalizimin e situatës.