Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut sidomos gjatë dy ditëve të fundit kanë rikthyer friken e situatave problematike për qytetin e Shkodrës, sidomos për disa zona që kanë qënë më të prekura edhe në përmbytjet e 2010-2011-s.

E tille është edhe zona e Berdicës, ku ne ishim sot me kamerën e Star Plus për të parë se si paraqitet situata dhe cilat janë masat e marra per parandalimin e permbytjeve. Siç shihet edhe nga pamjet situata paraqitet e veshtirë duke qënë se siperfaqja e ujit në diza zona po rritet duke u favorizuar nga reshjet e një intensitëti të lartë të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Jashtë kamerës se televizionit tonë banorët shprehen të shqetësuar për situatën aktuale dukë thënë se ndihen të rrezikuar çdo moment nga përmbytjet dhe se ia kane frikën një situate të ngjashme si ajo e vitit 2010. Ata gjithashtu shprehen se deri tani nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse për normalizimin e kësaj situate. Banorët e zonve të Berdicës dhe të Dajçit janë ndër më të prekurit e përmbytjeve të vitit 2010-2011, situatë për të cilën ata kanë dalë dje në protestë ku kërkonin marrjen e dëmshpërblimeve, që sipas tyre, qeveria shqiptare nuk ju ka dhënë asnjë qindarkë.

Artikulli paraprakPËRKEQËSIMI I MOTIT, MINISTRIA E BRËNDSHME APEL QYTETARËVE
Artikulli tjetërPENSIONI SOCIAL, PERFITUESIT DUHET TË RIDEKLAROJNË TË ARDHURAT