
Gjatë natës, Qarku Shkodër është përballur me reshje të dendura shiu dhe breshëri, por autoritetet vendore raportojnë se situata është nën kontroll dhe pa probleme të theksuara.
Në Bashkinë Shkodër, reshjet intensive krijuan vështirësi të momentit, por ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve, Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Civile ndërhynë menjëherë në zonat ku u shfaqën grumbullime uji.
Bashkia Vau Dejës raportoi reshje me intensitet të lartë, por pa problematika.
Në Fushë-Arrëza ka patur rrëshqitje gurësh e dherash në disa rrugë rurale dhe ndërprerje energjie në disa zona.
Në bashkinë Pukë nuk raportohen problematika.
Sipas Drejtorisë së Bujqësisë Lezhë, nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir dhe Gjadër, si edhe rezervuari Shtodër, janë nën kuotat e rrezikut, ndërsa hidrovoret në Velipojë funksionojnë normalisht.
Ndërkohë të gjitha akset janë të kalueshme dhe pa pengesa në qarkullim.
Strukturat e bashkive dhe të emergjencave civile mbeten në gatishmëri për çdo ndryshim të situatës meteorologjike


