Situata problematike nga reshjet e shiut do të vazhdojë deri në orët e pasdites në pjesën qendrore të vendit, ndërsa gjatë natës reshjet intensive do të tërhiqen për në jug të vendit.

Sipas Meoalb, situata më problematike gjatë orëve në vijim do të jetë në qytete si Tirana, Kruja, Durrësi, Lezha etj, ndërsa gjatë natës problematike situata do të jetë në Fier, Vlorë e Sarandë. “Shirat intensive do te vijoje deri ne orët e pasdites KU problematike situata do te jete në qendër të territorit, Tirana. Kruja, Laçi, Durrësi, Lezha pritet të kenë serish përmbytje. Sonte gjatë natës do të ketë probleme të mëdha ne Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Sarandë, ku shirat do te jene me intensitet te larte. Pritet që nesër në mesdite te ketë dobësim të shirave për tu ri-kthyer serish ne mbrëmje por me intensitet disi me te ulet”, informon Meteoalb.

Ndërkohë, reshjet e rëna në Tiranë në vetëm 5 orë, sipas Institutit Metrologjik kanë rënë në sasinë e 63% sa bien zakonisht gjatë muajit nëntor. Sipas Meoalb, reshjet në total të rëna në kryeqytet janë 103 mm. “Kjo sasi, referuar normës mujore të reshjeve të nëntorit për qytetin e Tiranës, vlerësohet në masën 63%. D.m.th në vetëm 5 orë, Tirana ka regjistruar 63% të sasisë mujore te reshjeve”, thuhet në njoftim. Për sa i përket qyteteve të vendit, reshjet më të mëdha kanë rënë në rajonin e Shkodrës, duke regjistruar një sasi prej 125.4 mm shi, i ndjekur nga Lezha, Laçi dhe Kruja.