Një nga zonat më të prekura nga moti i keq në qarkun e Lezhës është Bashkia e Kurbinit. Në njësitë administrative Mamurras, Fushë-Mamurras, Drojë, Zhejë, Shpërdhet dhe Shmërì janë krijuar problematika serioze si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit Drojë dhe kanaleve kulluese, të cilat në disa segmente kanë dalë nga shtrati, duke permbytur rreth 50 banesa dhe disa biznese janë përmbytur.
Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, deklaron se situata vijon të mbetet e vështirë, ndërsa strukturat e emergjencave janë përqendruar në zonat më problematike për të menaxhuar pasojat e reshjeve.
Ndërkohë, në njësinë administrative Milot, disa akse rrugore në fshatrat Skuraj, Vinjollë dhe Gallatë janë bërë të pakalueshme, duke izoluar përkohësisht disa zona rurale.

Artikulli paraprakRESHJET, SITUATA E QETË NË SHKODËR
Artikulli tjetërDEPUTETI PIROLI:PËRMBYTJET PASOJË E KEQMENAXHIMIT