Mbi 2.2 milion euro është fitimi i Korporatës Elektroenrgjetike Shqiptare nga shitja e energjisë nga data 29 nëntor deri në 4 dhjetor.

Reshjet e shiut, shtuan prurjet në Kaskadën e Drinit, ndërkohë që kjo u pasua me hapjen e tri procedurave për shitje energjie, duke u reflektuar në rritjen e të ardhurave të kompanisë. Nga operacioni i shitjes për periudhën 29-30 nëntor u siguruan 1.2 milion euro, ndërkohë që për periudhën 1-4 dhjetor u shitën 19,720 mwh, që i siguruan KESH rreth 191.000 euro.

 Po ashtu, KESH realizoi edhe një procedurë tjetër shitje për periudhën 2-4 dhjetor, duke shitur në treg të lirë 9.870 mwh, me një vlerë prej rreth 833.000 euro. Pas një periudhe të gjatë thatësire, ky është një lajm i mirë për korporatën, duke qenë se bilanci 9 mujor i kompanisë doli me humbje.

Sipas të dhënave zyrtare nga KESH, për periudhën janar-shtator kompania regjistroi humbje prej 4.2 miliard lekë, ndryshe nga viti i kaluar ku u regjistrua një bilanc pozitiv prej 1.7 miliardë lekësh. Ndërkohë që, referuar bilancit të energjisë për këtë periudhë u prodhua 2.3 milion mwh, nga 3.6 milionë mwh që u prodhua për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Artikulli paraprakBLLOKIMI I AKSEVE MALORE
Artikulli tjetërSHKRUMBOHET MAKINA NË SHKODËR