
Nga mbrëmja e kaluar Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive ku në disa zona janë shafaqur edhe problematika.
Në 24 orët e fundit në qytetin e Shkodrës situata duket e qetë ku në rrugë nuk ka prezencë të ujit kjo falë edhe ndërhyrje që bashkia Shkodër ka bërë për hapjen e koletorëve të cilët për vite me radhë kishin qenë të bllokuara duke bërë që në situatë reshjesh rrugët të përmbyteshin .
Ndërsa puna po vijon edhe në zonën nënshkodrës për hapjen e kanaleve .
Strukturat e bashkisë janë në terren me gadishëmri maksimale duke ndërhyre dhe garantuar funksionimin e sistemit të kullimit dhe parandalimin e cdo problematike të mundshme.
Një ndërhyjre e rëndësihme u realizua vetëm pak ditë më parë ku u bë e mundur hapja e kanalit kullues në lagjen Bahcallek I cili prej 30 vitesh kishte qenë I bllokuar


