Qarku Shkodrër në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të situatës në të gjithë territorin si dhe reshje me intensitet më të ulët.
Në bashkinë Shkodër situata paraqitet e qetë ku pas punës së vazhdueshme është bërë i mundur zhbllokimi i segmentit rrugor Theth–Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë ndërsa mbetet i bllokuar segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi, ku punimet do të vijojnë gjatë ditës së sotme.
Nga njësia administrative Shosh, banorët raportojnë për rrëshitje gurësh dhe shembje të një pjese të rrugës duke mbllokuar qarkullimin për automjetet ndërsa po punohet nga bashkia Shkodër për zhbllokimin e këtij aksi rrugor .
Në bashkinë Malësi e Madhe situata paraqitet e qetë dhe nukuk raportohen probleme me energjinë elektrike. Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, nuk janë evidentuar problematika.
Në bashkinë Vau Dejës gjatë natës ka patur reshje me intensitet mesatar ndërsa nuk raportohen probleme në rrugë
Në këtë bashki ka mungesë të energjisë elektrike në 3 njësitë malore: Vig-Mnelë, Temal dhe Shllak.
Në pjesën tjetër të qarkut nuk paraqiten problematika ndërsa prefektja e qarkut të Shkodrës ka konfirmuar për Star Plus në “Studio e Hapur” se situata në kaskadën e lumit Drin është e menaxhueshme .

Artikulli paraprakPAQJA FISKALE, MALAJ NË KUVEND: NUK ËSHTË AMNISTI!
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, DËME TË SHUMTA NË QARKUN LEZHË