
Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme në Kurbin.Dhjetra hektarë tokë bujqësore në Fushë-Milot dhe zonen e fshatit Lap pranë autostrades Milot-Mamurras jane permbytur.
Vërshimi i ujit ka sjellë ngordhjen e disa bagëtive të imta të një fërmeri, ndërsa prezenca e ujit rrezikon të dëmtoje dhe të mjellat.Banoret thonë se përmbytjet në këtë zonë janë të vazhdueshme kur ka reshje të dendura shiu, pasi nuk është ndërhyre prej vitesh për pastrimin e kanaleve kulluese.
Qarku i Lezhës është përfshire nga moti i keq prej tre ditesh me reshje shiu dhe dëbore shoqëruar me ere të fortë, duke sjellë probleme të shumta në disa zona.