
Reshjet e dendura të shiut te rena gjatë nates krijuan probleme ne qytetite e Lezhes. Sistemi i kanalizimeve nuk e perballoj nivelin e larte te prurjeve, duke sjellë prezencë uji në bllokun e banimit “11 janari” dhe 11.2 hektarë të lagjes “Besëlidhja”.
Niveli i ujit ne mengjes arriti deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Ndërkohë nga moti i keq me shi dhe prezenca e ujit u krijua trafik dhe kaos në lëvizje në pjesën më të madhe të qytetit.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditesh qe reshjet e shiut krijon probleme në këto zona të qytetit të Lezhës, ndersa me renien e itensistetit te reshjeve situata nisi te permiresohet.Nderkohe ne qarkun e Lezhes vijojne te jene te permbytura rreth 1 jave, ku problematikat me te medha jane ne Njesite Kolsh, Zejmen dhe Shenkoll si dhe ne Mamurras te Bashkise Kurbin.






